Përleshje me armë mes shqiptarëve në Athinë
Shqipëri

Përleshje me armë mes shqiptarëve në Athinë

RTSH

Një përleshje me armë mes 7 shqiptarëve, ka shkaktuar 3 viktima dhe 3 të plagosur. Të vdekur kanë mbetur 3 shqiptarë, ndërsa mes të plagosurve janë edhe dy efektivë policie.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 korrikut në një kryqëzim të Athinës, ku nisi shkëmbimi me armë zjarri mes disa personave. Nuk dihen arsyet pse nisi sherri mes tyre, por sipas mediave greke dy shqiptarë që udhëtonin me një makinë tip “Benz” hapën zjarr ndaj një personi që po lëvizte me motor, duke e lënë të plagosur.

Babai i të plagosurit, i cili udhëtonte me makinë pas tij, pasi ka parë ngjarjen ka qëlluar për vdekje një nga shqiptarët. Një tjetër shqiptar gjatë tentativës për të shpëtuar ka ikur me vrap ku është përplasur nga një makinë. Ai ndërroi jetë më vonë në spital.

Ndërsa shqiptari tjetër që udhëtonte në makinë tip “Benz” ka ikur me vrap dhe ka tentuar të arratiset duke grabitur nën kërcënimin e armës një makinë në rrugë.

Kjo ka bërë që policia të vihet menjëherë në ndjekje të tij. Mes tyre ka pasur gjithashtu shkëmbim zjarri në zonën e Agioi Anargyrou, ku shqiptari u qëllua për vdekje dhe mbetën të plagosur dy efektivë, jashtë rreziku për jetën.

 


APR
Romay Lift