Arsenal e United, duel milionësh për Martinez
Sport

Arsenal e United, duel milionësh për Martinez

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Dy rivalët e mëdhenj në Premier League, Arsenal dhe Manchester United janë duke bërë garë të ashpër mbrojtësin e Ajaxit, Lisnadro Martinez.

Mbrojtësi argjentinas është një nga më të kërkuarit e tregut të kësaj verë.

Mediet angleze të dielën raportojnë së ‘Topçinjtë’ dhe ‘Djajtë e Kuq’ po bëjnë garë milionësh për Martinez.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ thuhet se ka rritur ofertën në adresë të Ajaxit për argjentinasin.

Oferta e re e Unitedit për Martinez kap shifrën 45 milionë euro, derisa mësohet se edhe Arsenali është duke përgatitur një super-ofertë për mbrojtësin argjentinas, e ardhmja e të cilit duket së do të jetë në ishull.

 


APR
Romay Lift