Presidentja Osmani pritet edhe në Kuvendin e Republikës së Sllovenisë
Venera Adili-Xhoxhaj/ RTK
Lajme

Presidentja Osmani pritet edhe në Kuvendin e Republikës së Sllovenisë

Afet BELA/ RTKlive

(E plotësuar: Ora: 15:00)Vizita e Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu ka vazhduar të hënën edhe në Kuvendin e Republikës së Sllovenisë.

Aty është pritur nga nënkryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë.

Gjithashtu, presidentja e shtetit të Kosovës  është nënshkruar në Librin e Artë të Mysafirëve të Asamblesë Kombëtare dhe Komisionit për Çështje Evropiane/Komiteti për Punë të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë.

VIDEO-Osmani dekoron ushtrinë sllovene me Medaljen Ushtarake

(E plotësuar, ora 14:10) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës që po i bën Sllovenisë, në një ceremoni i ka ndarë ushtrisë sllovene Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Dekorata Ushtrisë Sllovene iu ka ndarë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë slloven.

“Gjithmonë do të jemi mirënjohës për paqen që keni dhënë në Kosovë. Jam falënderuar për të gjithë ata që kanë shërbyer dhe po shërbejnë në Kosovë. Për dy dekada me radhë keni kontribuar në Kosovë”, tha ajo.

Sipas saj medalje që po i jepet ushtarëve slloven është më e larta.

Osmani ka folur edhe për FSK-në që po jap kontribut në misionin e saj. “Ëndrra e jonë është që ushtarët tanë të shërbejnë me ju. Aleanca me NATO-në është synim strategjik”, tha ajo.

Osmani: Takim i mundshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel gjatë korrikut

Afet BELA/ RTKlive

( E plotësuar, ora 11:40) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Slloveni ka folur edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë . Ajo ka bërë me dije se gjatë korrikut në Bruksel mund të mbahet takim i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Gjatë një konference për media në Slloveni, shtet në të cilin më 4 korrik ka nisur vizitën dyditore, Osmani tha se Kosova gjithmonë ka qenë konstruktive dhe është angazhuar në mënyrë aktive në dialog. Sipas saj, në këtë proces, Kosova ofron propozime për të kontribuar në përforcimin e paqes në rajon.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, procesi po vazhdon, ka pasur takime në nivel të kryenegociatorëve dhe shumë shpejt, besoj gjatë korrikut, por kjo varet nga lehtësuesit evropianë, ne do të kemi po ashtu një takim në nivel të liderëve. Por, procesi ka vazhduar, ka qenë konstant dhe shumë dinamik dhe po ashtu ka rezultuar në marrëveshjen për udhëzuesin në energji, që mendoj se është një arritje e madhe në proces. Po ashtu ka zhvillime pozitive në çështjen e të zhdukurve me dhunë që është një rrugë e rëndësishme drejt paqes dhe pajtimit në mbarë rajonin”, tha Osmani.

( E plotësuar, ora 11:40) Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha Sllovenia ka qenë mbështetëse e Kosovës në të gjitha etapat.  Ajo gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, ka falënderuar atë për përkrahjen e Kosovës, duke përfshirë edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

E para e vendit ka folur edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Osmani ka folur edhe për agresionin rus ndaj Ukrainës, e që sipas saj ajo luftë e ka bashkuar botën demokratike.

Osmani: E pa pranueshme që çështja e vizave të rihapet sërish

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani,  ka marrë mbështetje për liberalizim të vizave për Kosovën nga presidenti i Sllovenisë Borut Pahor

“Është e papranueshme që çështja e vizave për Kosovën të hapet sërish. Ne kemi përmbushur kriteret para katër viteve. PE ka votuar dy herë për neve,tani i mbetet shteteve anëtare, Ne presim të arrihet në muajt në vijim”, theksoi ajo.

Osmani: Kosova konstruktive për paqen në rajon

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në konferencë ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se ka pasur arritje pozitive. Ajo tha se Kosova ka qenë konstruktive dhe ka kontribuar për zgjidhje afatgjate për të gjithë rajonin.

Pahor: BE të përmbush premtimin për viza për Kosovën

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, tha se dëshiron që Kosova të implementojë vlerat evropiane. “Ne do të qëndrojmë me ju, ne do të presim nga BE-ja përmbushjen e premtimit për liberalizim të vizave për Kosovën, është e padrejtë të hapet diskutimi”, tha ai.

Presidenti Pahor, ka folur edhe për dialogun Kosovë Serbi dhe ka inkurajuar që procesi i dialogut të vazhdojë dhe dy palët të angazhohen për arritjen e një zgjidhje.

Osmani pritet nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor (E plotësuar)

Venera Xhoxhaj/RTK/Slloveni

(E plotësuar, ora 09:30) Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani po qëndron në Slloveni me ftesë të homologut, presidentit të Sllovenise Borut Pahor.

Ajo është pritur me ceremoni zyrtare e me nderime ushtarake në Sheshin e Kongresit Lubjanë.

Më pas presidentja Osmani ka vendosur kurora me lule në Memorialin e Viktimave të të gjitha Luftërave.

Ndërsa Forcave të Armatosura të Sllovenisë gjatë ditës  presidentja Osmani do të t`ua ndajë një dekoratë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë slloven.

Po ashtu takimi i presidentëve në Dhomën e Artë në Pallatin Presidencial dhe paraqitja për fotografi e çiftitit presidencial.No description available.No description available.

Në Ora 11.25 Osmani dhe Pahor do të mbajnë konferencë per media.

Presidentja vizitë zyrtare në Slloveni (Ora, 07:46)

Afet Bela/ RTKlive

Në njoftimin e Presidencës thuhet së “kjo vizitë do t`i rikonfimoj marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Slloveninë, teksa me homologun Pahor, në një sërë aktivitetesh të përbashkëta, presidentja Osmani do t`i diskutojë mundësitë e thellimit të b]ashkëpunimit dhe raporteve ndërshtetërore”.

“Gjatë kësaj vizite, Osmani do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të Parlamentit të Sllovenisë si dhe të Këshillit Kombëtar të Sllovenisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Kurse Forcave të Armatosura të Sllovenisë, Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në këtë shtet do t`ua ndajë një dekoratë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë slloven. Në agjendën e vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Slloveni do të jetë edhe takimi me mërgatën e Kosovës në Slloveni, ligjërata e organizuar nga Qendra për Perspektivën Evropiane dhe Bled Strategic Forum si dhe pjesëmarrja në shfaqjen “Zgjimi i pranverës”, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës për Arte dhe Komunitet- Artpolis, e cila do të jepet në Teatrin e Nova Goricës”,  thuhet ndër të tjera në njoftimin nga Presidenca. 


APR
Romay Lift