Seanca për betimin e presidentit të Shqipërisë mbahet në 24 korrik
Shqipëri

Seanca për betimin e presidentit të Shqipërisë mbahet në 24 korrik

Denion Ndrenika/RTK

Kuvendi në Tiranë do të mblidhet në seancë plenare në datën 24 korrik për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj.

Vendimin sapo e shpalli Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit pas mbledhjes së drekës.

Nga 83 deputetë 78 votuan pro, 4 kundër dhe 1 abstenim për Bajram Begajn president më 4 qershor në më pak se 48 orë nga dorëheqja si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë me gradën gjeneral-major.

Begaj do të zëvendësojë Ilir Metën si presidenti i nëntë i Shqipërisë pas rrëzimit të diktaturës komuniste, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Mandati presidencial është 5 -vjeçar në Shqipëri me të drejtë rikandidimi edhe për 5 vjet të tjerë.

Presidenti Meta u zgjodh në 28 prill 2017 pasi zëvendësoi paraardhësin e ndjerë Bujar Nishani.

Presidenti i zgjedhur Begaj u propozua 37 deputetë të Partisë Socialiste qeveritare për në raundin e katërt ku mjaftonin 70 vota plus 1, përkundër 3 raundeve të parë që duan 84 vota.

Me profesion mjek, Gjeneralmajor Bajram Begaj u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në korrik 2020.

Ai ka lindur në 20 mars 1967 në Rrogozhinë, një qytezë e vogël rurale ndërmjet Kavajës dhe Lushnjës, është i martuar dhe ka dy fëmijë.


APR
Romay Lift