Rama: Holanda kuptoi seriozitetin tonë! Rutte:Shqipëria duhet të jetë në BE
Shqipëri

Rama: Holanda kuptoi seriozitetin tonë! Rutte:Shqipëria duhet të jetë në BE

rtsh.al

Kryeministri Edi Rama me homologu i tij i Holandës Mark Rutte në një konferencë nga Amsterdami kërkuan hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri i Holandës Rutte tha se mbështet integrimin e Shqipërisë dhe propozimin francez për të zgjidhur çështjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Rutte tha se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE dhe se Shqipëria ka bërë japë shumë të mëdha zhvillimi në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Holandës për integrimin në BE, problemi këtu qëndron te Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Ne mbështesim propozimin francez për heqjen e pengesave që po pengojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Propozimi trajton  të gjitha shqetësimet e mbetura. Shpresojmë që ky propozim të ketë mbështesje të gjerë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Diskutuam nismën franceze që nuk është alternativë ndaj anëtarësimit por diçka e bashkëlidhur që është një ide më vete dhe nuk ka të bëjë me zgjerimin dhe BE në vetvete por për vendet që nuk janë ende pjesë e BE se si mund të punojmë së bashku për çështjet që duhet të punojmë së bashku. Holanda dhe Shqipëria janë të bashkuar në mbështetjen e tyre për Ukrainën. Është forcuar drejtësia, policia, lufta kundër korrupsioni dhe rreziqeve kibernetike dhe jemi të impresionuar nga zhvillimet që janë bërë kohët e fundit në Shqipëri. Miqësia mes të dyve është e jashtëzakonshme dhe vizita sot do të jetë një mundësi për ta zhvilluar më tej”, tha Rutte.

Rutte ka mbështetur nismën 'Open Balkan', sipas së cilit është një nismë që ndihmon në përshpejtimin e anëtarësimit të BE.

"Gjithçka që mund të bëhet, dhe Rama është një ndër udhëheqësit më me përvojë në raport, dhe për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve të rajonit, nën udhëheqjen e tij fakti që kjo nismë ka ecur përpara është pozitive, do e rekomandoja që shumë vende të diskutojnë çështjet e interesit të përbashkët, për të ecur në një strukturë të përbashkët ekonomike dhe kjo përshpejton edhe anëtarësimit dhe që tensionet të mos bëhen të papërballueshme", tha Rutte.

Edhe kryeministri Edi Rama tha se Holanda e kuptoi seriozitetin e Shqipërisë për të plotësuar detyrat e saj dhe se Shqipëria kuptoi skepticizmin e Holandës dhe se palët po punojnë që të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin dypalësh.

“Qëndrimi i tyre i rreptë ishte nervozues për një farë kohe por bashkëpunimi ynë tregoi se për çfarë ishte dhe përmes programeve të tyre çoi përpara reformën në drejtësi dhe kuptuan se Holanda ishte serioze lidhur me skepticizmin e saj. Edhe Holanda e kuptoi se dhe ne ishim serioz në përmbushjen e detyrimeve tona. Këtij raporti dypalësh ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. I jam mirënjohës Markut për përpjekjet e tij për të afruar Ballkanin Perëndimor më shumë drejt Europës.  Marku më mësoi se mund ta dashurosh Europën, por është një dashuri e ashpër”, tha Rama.


APR
Romay Lift