Ndahen nga jeta koreografi i Michael Jackson
Magazina

Ndahen nga jeta koreografi i Michael Jackson

Koreografi i Michael Jackson dhe ylli kërcimit, Bruno ‘Pop N Taco’ Falcon ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga motra e tij, Diana Wolgamott, e cila zbuloi se ai vdiq nga shkaqe natyrale në Long Beach, Kaliforni. Njoftimi është shpërndarë edhe nga anëtarë të tjerë të familjes, miq dhe bashkëpunëtorë në mediat sociale, përfshirë Toni Basil.

“Pusho në paqe miku im i dashur dhe bashkëpunëtori prej shumë vitesh, legjendë e vallëzimit 10qershor 1964 – 2 korrik 2022”, ka shkruar ajo.

Falcon është i famshëm për bashkëpunimet e tij të shumta me Michael Jackson, kryesisht rolin e tij në “Smooth Criminal”, pjesa qendrore e filmit të vitit 1988 “Moonwalker”.

Ai gjithashtu shërbeu si koreograf i filmit të animuar të vitit 1994 “Thumbelina”. Balerini u shfaq gjithashtu në vazhdimin e “Breakin”, “Electric Boogaloo”, një episod i Benson në 1985, Captain EO vitin e ardhshëm dhe në 1991 “Bill & Ted’s Bogus Journey”.


APR
Romay Lift