Tudor bëhet trajner i Olympique de Marseille
Sport

Tudor bëhet trajner i Olympique de Marseille

Uran Krasniqi/RTKLive

Olympique de Marseille ka njoftuar sot për nënshkrimin e Igor Tudor si trajner i ri.

Pronari i klubit francez Frank McCourt ka folur për marrëveshjen.

“Mendoj se kemi gjetur atë që na nevojitet te Igor Tudor dhe jam i lumtur ta mirëpres atë në klubin tonë. Igor është një njeri luftarak, siç e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij, si trajner dhe si lojtar. Jam i bindur se ai do të ndihet si në shtëpinë e tij në Marseille. Përvoja e tij si trajner me Galatasaray, PAOK dhe si lojtar me Juventusin e bën atë të jetë i përgatitur për nivelin e pasionit që përcakton dhe bashkon klubin tonë dhe qytetin. Por mbi të gjitha, siç dëshmoi së fundmi me Veronën, Igor është një lider i vërtetë që ofron një vizion të guximshëm të futbollit, i cili nuk i shmanget asnjë sfide dhe që është i vendosur të ndjekë përsosmërinë”, u shpreh McCourt.

Trajneri kroat ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin.

Sezonin e kaluar Tudor ishte në krye të Hellas Veronës në Serinë A.

 


APR
Romay Lift