Sarandë, era e fortë rrëzon tendat e kalçetos, humb jetën 22-vjeçari
Shqipëri

Sarandë, era e fortë rrëzon tendat e kalçetos, humb jetën 22-vjeçari

rtsh.al

Moti i keq, me shira të rrëmbyeshëm dhe era të forta i kanë marrë jetën një 22-vjeçari në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur "Ura e Gajdarit", ku si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar tendeta mbrojtëse të një kalçetoje sportive dhe dëmtuan 22-vjeçarin A.K.

Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk ka mundur t’i mbijetoje dot plagëve dhe ka ndërruar jetë.

“Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Moti i keq përfshiu Sarandën për disa minuta duke shkaktuar dëme të mëdha duke përmbytur rrugë dhe shumë pemë janë thyer në shitoren dhe akset e qytetit.

Mbajtëset e kalçetos të rrëzuara nga era


APR
Romay Lift