Rama: "Shell" po zbulon një vendburim shumë të madh nafte dhe gazi
Foto: Denoin Ndrenika
Shqipëri

Rama: "Shell" po zbulon një vendburim shumë të madh nafte dhe gazi

Denoin Ndrenika/RTK

Kryeministri Edi Rama tha në Holandë se Shqipëria pret që të shndërrohet në një vend me rezerva thelbësore të gazit dhe të naftës.

Rama, të martën, ka theksuar se ky zbulim do të ndikojë në të ardhmen e vendit dhe atë energjetike të Evropës.

 

“Holanda e pranishme në Shqipëri. Ne kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin tonë publik, rajonal dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që kompania holandeze ‘Shell’ po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës në nëntokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë, por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha Rama.

Ndërkohë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se ky është zbulim i madh.

Kryeministri tha se për këtë është duke punuar kompania holandeze "Shell", kur bisedoi paradite me biznesmenët në Holandë. Sipas kryetarit të qeverisë Rama, kompania "Shell" po zbulon në nëntokën shqiptare një vendburim shumë të madh nafte gazi dhe nafte. "Ne kemi shumë shpresë që së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik dhe pse jo edhe me atë në rajon dhe përtej rajonit, një zbulim shumë të rëndësishëm që "Shell"-i po arrin në vendin tonë"-tha ai, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika. Ndonëse nuk dha shifra të sasive të mundshme të naftës dhe gazit dhe as vendburimin ku po punohet, kryeministri theksoi se ky zbulim do të ndryshojë të ardhmen energjetike të Shqipërisë dhe të Evropës: "Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Por, shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës". Kryeministri shoqërohej në takimin me biznesmenët holandezë që ushtrojnë në Shqipëri, nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.


APR
Romay Lift