Xhaçka: 100 për qind mbështesim BE-në për një politikë të jashtme
Foto: Denon Ndrenika
Shqipëri

Xhaçka: 100 për qind mbështesim BE-në për një politikë të jashtme

Denion Ndrenika/RTK

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha në Tiranë se Shqipëria mbështet 100 për qind vendimet e Bashkimit Europian në Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

Ministrja Xhaçka e bëri deklaratën pas takimeve me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne dhe ministren për Çështjet Evropiane dhe të  Pronësisë të Finlandës, Tytti Tuppurainen.

Në konferencën e përbashkët për gazetarë të të tre ministrave, u tha se se agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është kujtesë se arritjet e Evropës nuk duhet të merren si të mirëqena.

Ministrja Xhaçka vlerësoi vëmendjen që Irlanda dhe Finlanda kushtojnë Shqipërisë dhe rajonit duke shtuar gjithashtu se negociatat e anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore duhet të hapen sa më parë, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Sipas ministres Xhaçka ndërkaq situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishte, gjithashtu, pikë e rëndësishme e bisedës me homologët nga Irlanda dhe Finlanda.

"Bashkarisht jemi në një mendje se integrimi evropian është një nga detyrat vërtetë të medha që Evropa duhet të përmbushë në këtë moment. Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për kontinentin tone. Ai është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes evropiane"-tha ajo.

Ministrja e gjeti me vend të theksonte se për këtë arsye "dialogu intensiv dhe nismat e përbashkëta rajonale, si Procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur duhet të prioritare".

"Ato (nisma) mundësojnë krijimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe garantimin e katër lirive themelore - lëvizja e lirë e personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, kanë rëndësi të madhe për të gjithë rajonin""-tha Xhaçka.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri