Italia konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Shqipëri

Italia konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

ATSH

Kryetari grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me anëtarët e parlamentit italian Francesca Gerardi dhe Manuel Vescovi.

Balla e vlerëson vizitën e delegacionit italian si një vijueshmëri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy institucioneve.

Në një postim në rrjetet sociale Balla shprehet se “në takim diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe në veçanti për rolin e saj proaktiv në përkrahjen dhe mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

“Gjatë takimit vlerësova vizitën e delegacionit italian si një vijueshmëri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis institucioneve tona, të cilat duhet të forcohen mes komisioneve parlamentare dhe Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali”, tha Balla.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri