Shqipëria dhe Holanda nisin bisedimet për planin e eurointegrimit
Shqipëri

Shqipëria dhe Holanda nisin bisedimet për planin e eurointegrimit

Denion Ndrenika/ Tiranë-RTK

Kryeministria në Tiranë njoftoi se vizita në Hagë e kreut të qeverisë Edi Rama ka pasur një lajm të jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë.

 

Sipas kryeminstrisë, Shqipëria bashkë me Holandën do të përgatisin një propozim të tyren për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian. 

Kjo sipas njoftimit, është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika. 

Ndërkaq, thuhet se ideja e propozimit shqiptaro-holandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë dhe takimit të kryeminstrit Rama me homologun holandez Mark Rute.

"Duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkarisht, si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE-së, tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian"-thuhet në njoftim. 

Shqipëria e quan se ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare dhe më gjerë si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për shqiptarët. 

"Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë"-përfundon njoftimi.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri