SPAK-u bën bilancin shifror të punës
Shqipëri

SPAK-u bën bilancin shifror të punës

Denion Ndrenika/RTK

Prokuroria e Posaçme SPAK nxori statistikat e punës për muajin qershor 2022 duke theksuar paraqitjen e 12 kallëzimeve penale, prej të cilëve për 5 është vendosur mosfillim i hetimeve.

Nëpërmjet të gjithë treguesve statistikorë SPAK-u zgjodhi të mos japë detaje dhe as emra zyrtarësh të lartë që mund të jenë përfshirë në kallëzime apo dërgim në Gjykatën e Posaçme.

Në tërë tekstin mbizotëron në njoftimin e SPAK-ut shifra dhe nuk ka shpjegime për veprimtarinë kriminale të zyrtarëve të lartë pavarësisht ruajtjes së sekretit.

Sipas statistikave SPAK-u ka regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët 2 për krimin e organizuar dhe 5 për korrupsionin,  njofton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Në Gjykatën e Posaçme, SPAK-u ka dërguar 3 procedime penale me 26 persona të pandehur, nga të cilat, 2 me 25 të pandehur për krimin e organizuar dhe një me një të pandehur për korrupsionin.

SPAK-u thotë se bazuar në kërkesat e paraqitura prej tij, është miratuar nga Gjykata e Posaçme një masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim dhe pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli me deklarimin fajtorë të 29 të pandehurve

Janë kthyer 54 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e pasurive të luajtshme 6 automjete, 82 celularë të markave të ndryshme dhe 6 laptopë.

Për ekzekutimin e konfiskimit të Vlerave Monetare janë nxjerrë 6 urdhëra që përfshijnë 303.800 (treqind e tremijë e tetëqind) mijë lekë, 20.074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO, 1.005 (njëmijë e pesë) paund (GBP), 12.000 (dymbëdhjetë) mijë dollarë dhe 2200 (dymijë e dyqindtë) franga.

Prokurorët e posaçëm kanë miratuar 30 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 3 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë vënë në ekzekutim 3 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore; janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.

Janë mbajtur 4 takime koordinuese palë në marrëveshjet në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja.

Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë.

U është kthyer përgjigje e plotë 24 (njëzetë e katër) kërkesave për informacion brenda muajit Qershor 2022.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Shqipëri