Rriten infektimet me COVID-19 në Shqipëri
Foto: Denion Ndrenika
Shqipëri

Rriten infektimet me COVID-19 në Shqipëri

Denion Ndrenika/RTK

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri raportoi se ka pasur një trend në rritje të rasteve pozitive me COVID-19 në dy javët e fundit.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe marrje të dozës së tretë dhe të katërt për t’u mbrojtur nga virusi.

Drejtoresha Tomini ishte në konferencën e posaçme për gazetarë të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të bërë përditësim të situatës së Koronavirusit në Shqipëri.

Ajo theksoi se prej dy javësh trend rritjesh rastesh pozitive, po pasqyrohet dhe më rritjen e % të pozitivitetit dhe atyre që kërkojnë shtrim spitalor, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

"Në 90% të bashkive kemi raste aktive dhe popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinim me dozë të tretë dhe të katërt"-tha ajo.

Më herët ministria e Shëndetësisë kërkoi që qytetarët, nisur nga rritja e numrit të rasteve, të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Që nga shfaqja e dy rasteve të parë në 8 dhe 9 mars 2020, Shqipëria numëron 3,506 viktima, përfshi dy të një dite më parë, raste pozitive   283,811, të shëruar 276,070 dhe të sëmurë aktivë.


MË SHUME NGA Shqipëri