Kahn mohon se Bayern do që ta marrë Ronaldon
BKT
Sport

Kahn mohon se Bayern do që ta marrë Ronaldon

Uran Krasniqi/RTKLive

Cristiano Ronaldo nuk do t`i bashkohet Bayern Munichut, sipas shefit ekzekutiv të klubit, Oliver Kahn, i cili thotë se një lëvizje e tillë do të ishte në kundërshtim me filozofinë e kampionëve të Bundesligës.

"E vlerësoj Cristiano Ronaldon si një nga më të mëdhenjtë, po një transferim i tillë nuk do të përshtatej me filozofinë tonë”, ka thënë Kahn për "Kicker".

Thuhet se Ronaldo ka kërkuar të largohet nga United vetëm një vit pasi u ribashkua me "Djajtë e Kuq" nga Juventusi, me skuadrën që përfundoi në vendin e gjashtë në Premier League sezonin e kaluar, duke humbur rastin për të luajtur në Champions League.

Bayern muajin e kaluar solli në klub Sadio Manen nga Liverpool, ndërsa dihet tashmë që Robert Lewandowski ka shprehur dëshirën e tij për t'iu bashkuar Barcelonës.