Axel Witsel i bashkohet Atletico Madridit
BKT
Sport

Axel Witsel i bashkohet Atletico Madridit

Uran Krasniqi/RTKLive

Atletico Madrid ka njoftuar nënshkrimin e Axel Witsel si lojtar i lirë pas largimit të tij nga Borussia Dortmund.

Ai ka nënshkruar për një sezon të vetëm në Atletico.

Simeone do të shpresojë që Witsel të shtojë konkurrencën në mesfushë që shpesh nuk ishte bindëse sezonin e kaluar.

Witsel bëri 29 paraqitje në Bundesligë sezonin e kaluar pasi Dortmundi përfundoi i dyti pas Bayern Munichut. 

Witsel më parë kishte luajtur në Belgjikë, Portugali, Rusi, Kinë dhe Gjermani.