Kuvendi në seancë plenare, projektrezolutë për genocidin në Srebrenicë
Shqipëri

Kuvendi në seancë plenare, projektrezolutë për genocidin në Srebrenicë

ATSH

ATSH-I.Vata/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për shqyrtuar  projektrezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Në seancën e sotme të Kuvendit, do të zhvillohet interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kërkuar nga deputeti Xhelal Mziu dhe interpelancë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca kërkuar nga deputeti  Erion Braçe.

Po ashtu në seancën e Kuvendit do të prezantohet raporti i veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2021 dhe raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.

Në seancën e Kuvendit to të shqyrtohet edhe projektligji për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, projektvendimi për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 për përbërjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”,  projektvendimi për një ndryshim në vendimin nr.13/2022 për ngritjen e Komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo- Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.


MË SHUME NGA Shqipëri