09:55 / 07.07.2022
Asensio në Liverpool?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi spanjoll Marco Asensio duket së do të transferohet në Premier League.
Mediet e huaja raportojnë së futbollisti i Real Madridit dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Liverpool.
Madje, spanjolli është i gatshëm të pranojë një pagë të ulët vetëm që të vesh fanellën e gjigantit anglez.
Asensio duket së është i vendosur të largohet nga Real Madridi për të bërë një hap tjetër në karrierën e tij.
Lojtari preferon skuadrën e Jurgen Klopp, derisa thuhet së Reali kërkon 50 milionë euro Asension.
Sulmuesi 26-vjeçar pjesë e Real Madridit është nga viti 2015.























