Gjilani-Liepaja dhe Buducnost-Llapi, ja kë favorizojnë bastet
BKT
Sport

Gjilani-Liepaja dhe Buducnost-Llapi, ja kë favorizojnë bastet

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Dy skuadrat kosovare SC Gjilani dhe FC Llapi, sonte do të nisin rrugëtimin në garat evropiane.

Gjilanasit në ‘Fadil Vokrri’ do t’i bëjnë ‘konak’ skuadrës së Liepajan, sfidë kjo që luhet në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

“Kuqebardhët” e Zekirija Ramadanit nuk konsiderohen favorit ndaj skuadrës letoneze, sipas kompanisë së basteve sportive “bet365.com”.

Kuota për fitoren e Gjilanit është 3.40, po aq sa barazimi teksa triumfi i Liepajës llogaritet me kuotën 1.90.

Ndërkaq, skuadra tjetër e jona që sonte nis aventurën në Ligën e Konferencës është Llapi, e cila në Podgoricë përballet me Buduqnostin.

As Llapi nuk llogaritët favorit në duel me skuadrën malazeze. Kuota për fitoren e Llapit është 4.50, barazimi 3.90 ndërsa për triumfin e Buducnostit kuota është 1.57.