Chelsea në sulm për Ronaldon, gati super-oferta
BKT
Sport

Chelsea në sulm për Ronaldon, gati super-oferta

Fatmir Bytyqi /RTKlive

E ardhmja e yllit portugez Cristiano Ronaldos në Manchester United ende është në dilemë.

Ish-asi i Real Madridit dhe Juventusit, akoma nuk i është bashkuar skuadrës anglez në stërvitje për sezonin e ri, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit të tij nga ‘Old Traffordi’.

Situata e Ronaldos është duke u monitoruar nga disa klube evropiane përfshirë edhe Chelsean.

Madje, siç raportojnë mediet në ishull, ‘Blutë” e Londrës tashmë kanë bërë gati ofertën për sulmuesin portugez. Londinezët do t’ia ofrojnë Ronaldos 14 milionë funta në vit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e yllit portugez.