Ja kur zhvillohet ndeshjes mes Yllit dhe Benfikës (E plotësuar)
BKT
Sport

Ja kur zhvillohet ndeshjes mes Yllit dhe Benfikës (E plotësuar)

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka mësuar fatin e tij në kualifikimet e FIBA Basketball Champions League.

Therandasit do të përballen me Benficën e Portugalisë.

Ylli është kampion i Kosovës, ku në finale të “Play-off”-it mundi Trepçën dhe siguroi pjesëmarrjen për këtë ligë shumë cilësore evropiane, ndërsa kjo do të jetë paraqitja e parë në garat evropiane.

Çerekfinalet kualifikuese do të zhvillohen më 21 shtator, gjysmëfinalet më 23 shtator, kurse finalet më 25 shtator.

Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Benfica do të ndeshet me skuadrën qipriote, Keravnos.

Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Ylli/Benfica - Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping - Bamberg.

Katër skuadrat nga kjo fazë do t’i bashkohet 28 skuadrave për të formuar kështu 32 skuadrat që do të garojnë në edicionin e ri të kësaj gare.

Ylli sfidon Benficën në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, ka mësuar kundërshtarin e parë në FIBA Basketball Champions League.

Sot është tërhequr shorti për sfidat në FIBA Basketball Champions League.

Skuadra nga Theranda do të përballet me skuadrën e madhe portugeze, Benfica.

Ky duel parashikohet të jetë i zjarrtë pasi që kampioni i Kosovës synon t’ua ‘prish’ planet skuadrës portugeze.