Komuna e Shtërpcës dhe Lista Serbe e quajnë presion aksionin e policisë
BKT
RTKlive
Lajme

Komuna e Shtërpcës dhe Lista Serbe e quajnë presion aksionin e policisë

RTKLive

Kryesia e Komunës së Shtërpcës pas një mbledhje urgjente të thirrur nga kryetari i Komunës Dalibor Jevtiq, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë së Kosovës, duke e quajtur si formë tjetër të presionit ndaj qytetarëve të Komunës së Shtërpcës me qëllim të frikësimi.

“Veçanërisht shqetësues është fakti se aksioni është realizuar në një festë të madhe në Shtërpcë, në festën e Shën Gjonit.  Akoma më shqetësues është fakti që në vendimin e gjykatës flitet për një lloj spiunazhi, kamera dhe struktura të paligjshme dhe duket qartë se nuk ka asnjë fjalë të vërtetë në të, përkundrazi, kamerat janë vendosur nga Komuna, e cila  punon dhe funksionon sipas ligjeve të Kosovës ” thuhet  ndër të tjera në reagim.

Në reagimin e Komunës  apelohet  “ti jepet fund presionit ndaj qytetarëve të Shtërpcës, që të mos rrezikojnë sigurinë  dhe në këtë mënyrë të rrezikojnë kushtet e jetesës së qytetarëve të Shtërpcës “.

Ata  gjithashtu kanë ftuar edhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare që të reagojnë dhe të mbrojnë të drejtën për jetë të qetë të qytetarëve të Shtërpcës.

Edhe Lista Srbe  ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër strukturave ilegale në Shtërpcë.

Lista Serbe e ka quajtur politik dhe pasi sot ka qëlluar të jetë një  ditë feste në Shtërpcë.

“Fakti që aksioni është ndërmarrë gjatë një feste të madhe, Shën Gjoni, konfirmon se është veprim i pastër politik i institucioneve të Kosovës i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës”, thuhet në reagim e tyre. 

Lista  Serbe ka thënë se aksione të tilla po merren gjithmonë në festa ose ngjarje të veçanta për serbët, ndërsa ka kërcënuar me kundërpërgjigje.

Policia e Kosovës në një aksion në Komunën e Shtërpcës të enjten në mëngjes, ka bastisur disa lokacione për sekuestrimin e dokumentacionit dhe pajisjeve në objektin e strukturave ilegale.

Sipas Prokurorisë, aksioni ka përfunduar, dhe nuk ka të arrestuar.


MË SHUME NGA Lajme