Dogana e Kosovës vazhdon operacioni kundër kontrabandës
BKT
Foto: Dogana e Kosovës
Lajme

Dogana e Kosovës vazhdon operacioni kundër kontrabandës

F.Sertolli / RTKlive.com

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë (5), respektivisht edhe një automjet që trasportonte mallra të kontrabanduara.

“Në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjeter i kontabandimit te 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia. Automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

Po ashtu vazhdon njoftimi se Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.


MË SHUME NGA Lajme