​Dy të vdekur e mbi 900 raste me COVID në Shqipëri
BKT
Shqipëri

​Dy të vdekur e mbi 900 raste me COVID në Shqipëri

rtsh.al

Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e COVID. Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se në 24 orët e fundit janë regjistruar 973 raste të reja infeksioni.

Konkretisht në këto bashki: 394 në Tiranë, 97 në Fier, 56 në Durrës, 44 në Berat, 34 në Kamëz, 33 në Vlorë, 29 në Shkodër, 25 në Lushnje, 24 në Lezhë, 23 në Sarandë, nga 18 qytetarë në Patos, Gjirokastër, 15 në Krujë, nga 12 qytetarë në Vorë, Elbasan, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Dimal, Peqin, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mat, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Pogradec, Kuçovë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Has, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Konispol, Memaliaj, Maliq, Cerrik, Gramsh, Prrenjas.

Janë 5,332 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 973

Të shëruar në 24 orë 416

Të shtruar në spitale 29

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2100

Testime totale 1,860,959

Raste pozitive 285,731

Raste të shëruara 276,889

Raste Aktive 5,332

Humbje jete 3,510

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,236

Fier 488

Durrës 331

Vlorë 288

Shkodër 276

Berat 179

Lezhë 139

Elbasan 134

Gjirokastër 129

Korçë 71

Dibër 43

Kukës 18


MË SHUME NGA Shqipëri