Laporta: Po presim përgjigjen e Bayern për Lewandowskin
BKT
Sport

Laporta: Po presim përgjigjen e Bayern për Lewandowskin

Uran Krasniqi/RTKLive

Barcelona ka bërë një ofertë për Robert Lewandowski, por ende nuk ka marrë përgjigje nga Bayern Munich, ka zbuluar Joan Laporta.

“Ju e dini se ne kemi bërë një ofertë për Lewandowskin dhe ne jemi duke pritur për përgjigjen e Bayernit”, tha presidenti i katalonasve në konferencë të enjten. “Ne kemi fatin e madh që shumica e lojtarëve duan të vijnë te Barça”. 

Lewandowski e ka bërë të qartë se do të ishte i hapur për një transferim te Barça.