VIDEO-Geoana: NATO kujdesët për Kosovën dhe rajonin
BKT
Lajme

VIDEO-Geoana: NATO kujdesët për Kosovën dhe rajonin

Muharrem Miftari/RTKLive

(E plotësuar)Në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare, Zv.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana. Zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike vendosi që mesazhet e tij dhe NATO-s për kosovarët, t’i japë përmes Radiotelevizionit të Kosovës.

Ndërkaq lidhur me sigurinë e Ballkanit Perëndimor pas luftës në Ukrainë, Zëvendësskretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana,  tha se ekziston një teori e pasojave, normalisht shqetësuese. Natyrisht se përdorin forma të ndryshme të luftërave hibride, qoftë përmes propagandës, etj.

Ndërsa lidhur me kontributin e Kosovës kundrejt sanksioneve ndaj Rusisë, Geoana shprehu falënderime të veçanta duke vënë në pah një varg angazhimesh në luftimin e dënimin e  agresionit rus në Ukrainë, ndaj refugjatëve ukrainas, si dhe atyre afganë, në strehimin e tyre.

“Këto janë gjëra të ditura dhe njohim dhe kuptojmë aspiratat e Kosovë për t’iu bashkangjitur familjes euroatlantike. Besojmë se, në fund të fundit, i gjithë rajoni do të jetë pjesë e familjes evropiane, ndërkohë që pjesa më e madhe do të jetë pjesë ë familjes Euroatlantike, ndonëse ende ka pengesa të natyrës politike. NATO është organizatë që funksionon në bazë të konsensusit. Por kemi biseduar me Presidenten për të punuar më tutje bashkërisht për të realizuar aspiratat legjitime të të gjithë popujve në Ballkan”, tha mes tjerash, Geoana.

Geoana, mesazh Rusisë: Ne mbrojmë aleatët tanë

E lidhur me luftën në Ukrainë, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Rusia është ajo që ka thyer paqen pas shumë gjeneratash.

“Është Rusia që ka nisur një sulm absurd, një luftë të përgjakshme ndaj një kombi sovran që është Ukraina”, deklaroi Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Geoana.

Tutje ai foli për historikun e NATO-s, sipas të cilit, NATO bën atë që ka bërë për 73 vjet.

“Ne rregullohemi me shpejtësi dhe i përshtatemi ndaj situatave të reja strategjike. Kemi definuar Rusinë si kërcënim numër një, si dhe terrorizmi është një kërcënim tjetër asimetrik, që vjen nga Lindja. Kemi vazhduar mbështetjen për Ukrainën, ngase ata e meritojnë dhe do ta kenë mbështetjen tonë afatgjate. Kemi aplikimin për anëtarësim dy vende të reja, Suedia e Finlanda”, tha, mes tjerash, Geoana.

"Mesazhi ynë ndaj Rusisë është tejet i qartë. Ne qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të aleatëve tanë. Asnjë centimetër katrorë nuk do të jetë e pambrojtur", tha Geoana.

Geoana: Dialogu platforma e vetme që ofron paqe të qëndrueshme

Në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare, Zv.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana. Zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike vendosi që mesazhet e tij dhe NATO-s për kosovarët, t’i japë përmes Radiotelevizionit të Kosovës.

E në një intervistë për RTK-në Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATOS, Mircea Geoana  tha se me lideren e vendit ka biseduar për situatën gjeopolitike në Evropë dhe rajon, si dhe aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar familjes Euroatlantike.

“Fillimisht u takova me presidenten. Ne kemi admirim për këtë gjeneratë liderësh dhe është kënaqësi të shohësh se si ata udhëheqin dh e prezantojnë Kosovën. Sigurisht që kemi biseduar për situatën gjeopolitike në Evropë dhe rajon, si dhe për aspiratat e Kosovës për t;iu bashkuar familjes Euroatlantike. Gjithashtu kemi biseduar për nevojën e përkrahjes së dialogut Prishtinë Beograd që ndërmjetësohet nga BE. Kam biseduar edhe me përfaqësuesit e komunitetit serb dhe patëm një diskutim miqësor. Unë u kam bërë apel të gjitha palëve që përpiqen që të largojnë të gjitha pengesat , pasi mënyra më e mirë është që të ketë dialog dhe kompromis deh të ecet përpara”, tha zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s Geoana.

Ai, ndër të tjera, tha se NATO mbështetë plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, pasi dialogu  është platforma e vetme që çon në një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe mund të çojë në një paqe të qëndrueshme.


MË SHUME NGA Lajme