Yuri Kim: E drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë
BKT
Shqipëri

Yuri Kim: E drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë

rtsh.al

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar pak para protestë së thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Në një komunikim të shkurtër para aktivitetit që po mban Dhoma Amerika e Tregtisë, Kim u shpreh se është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, teksa thekson se me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore.

“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim.

Në orën 19:00 do të mbahet para kryeministrisë protesta e thirrur nga Berisha. Në kryeqytet janë bllokuar disa rrugë si pasojë e protestës, ndërsa në terren janë angazhuar forcat e rendit për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

 


MË SHUME NGA Shqipëri