Kurti: Shinzo Abe ishte mik i mrekullueshëm i Kosovës
BKT
Lajme

Kurti: Shinzo Abe ishte mik i mrekullueshëm i Kosovës

B. Halimi / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Ky i fundit vdiq sot pasi u qëllua dy herë me armë zjarri, gjatë një fjalimi që po e mbante në Japoninë Perëndimore.

“Jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.

Abe, 67 vjeç, ishte duke mbajtur një fjalim për zgjedhjet, kur u qëllua me dy plumba. Sulmuesi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes, ndërsa Abe nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra.


MË SHUME NGA Lajme