Ish-kapiteni i Arsenalit pensionohet në moshën 30-vjeçare
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Jack Wilshere i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistik.
Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Anglisë, Jack Wilshere, sot ka bërë më dije së ka vendosur t’i var ‘këpucët në gozhdë’.
Ai pensionohet në moshën 30-vjeçare nga loja aktive, por jo edhe nga futbollim pasi javën e ardhshme do të konfirmohet si trajneri kryesor i Arsenal U-18.
“Sot po njoftoj tërheqjen time nga futbolli profesionist. Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm i mbushur me kaq shumë momente të pabesueshme dhe ndihem i privilegjuar që kam përjetuar gjithçka që kam bërë gjatë karrierës sime. Nga të qenit djali i vogël që gjuan një top në kopsht deri te kapiteni i Arsenalit tim të dashur dhe të luajë për vendin tim në një Kupë Botërore. Unë kam jetuar ëndrrën time. Në të vërtetë ka qenë e vështirë të pranoj që karriera ime ka rënë kohët e fundit për arsye jashtë kontrollit tim, ndërsa ndjeja se kam pasur ende shumë për të dhënë. Duke luajtur në nivelin më të lartë, kam pasur gjithmonë ambicie kaq të mëdha brenda lojës dhe nëse jam i sinqertë, nuk e kam menduar ndonjëherë të jem në këtë pozicion. Megjithatë, duke pasur kohë për të reflektuar dhe biseduar me njerëzit më të afërt me mua, e di që tani është koha e duhur dhe pavarësisht momenteve të vështira, e shikoj karrierën time me shumë krenari për atë që kam arritur”, ka shkruar Wilshare në llogarinë e vet në “Twitter”.
Wilshere, i cili ka bërë 13 paraqitje në ligën daneze për Aarhus sezonin e kaluar, më e fundit në maj, gjithashtu ka luajtur për Bolton, Bournemouth dhe West Ham.
Ai ka fituar 34 ndeshje, ishte pjesë e skuadrës së Anglisë në Kupën e Botës 2014 dhe një karrierë mbresëlënëse do të kishte qenë edhe më e suksesshme, por me dëmtime. Wilshere ka ardhur nga akademia e Arsenalit dhe ka bërë gati 200 paraqitje për klubin.























