17:32 / 08.07.2022
Rama i pikëlluar nga vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe
rtsh.al
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, i cili u qëllua me dy plumba gjatë një fjalimi në Nara.
Kreu i qeverisë shkruan në rrjetin social Twitter se vrasja e ish-kryeministrit japonez nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar.
“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t'u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t'u angazhuar!”, shkruan Rama.























