17:36 / 08.07.2022
Nikolla: Më 15 korrik mbledhja e Këshillit për Imunitetin
rtsh.al
Pas dëgjesës së avokatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, Lindita Nikolla ka njoftuar mbledhjen e radhës të Këshillit më 15 korrik për shqyrtimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD për mocion për heqjen e mandatit të Xhaçkës.
Ndërsa në mbledhjen e sotme u mor në shqyrtim mocioni i përgatitur nga 1/10 e deputetëve të grupit parlamentar të PD për heqjen e mandatit të ministres, pasi siç pretendojnë ata bashkëshorti i Olta Xhaçkës ka përfituar si investitor strategjik tokë në Dhërmi.
“Ditën e premte do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet do ftojmë kërkuesit e mocionit të dytë për t’i dëgjuar dhe për të vijuar me kërkesën”, tha Nikolla.























