Di Caprio tërheq kritikat për lumin Vjosa, optimist për Parkun Kombëtar
BKT
Shqipëri

Di Caprio tërheq kritikat për lumin Vjosa, optimist për Parkun Kombëtar

Një vit pas peticionit të ndërmarrë për mbrojtjen e lumit Vjosa, aktori i njohur Leonardo Di Caprio ka reaguar sërish për këtë çështje duke deklaruar se qeveria ‘Rama’ është një hap më afër Parkut Kombëtar të lumit të egër në Evropë. Tre javë më parë qeveria nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit për shpalljen e Vjosës "Park Kombëtar".

“Qeveria e Shqipërisë është një hap më afër parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, pasi së fundmi ka partneritet me @Patagonia për të mbrojtur lumin Vjosa – një përpjekje që përfshin fushatën #SavetheBlueHeartofEurope.

Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin të pazbutur nga burimi në det, duke krijuar një ekosistem të biodiversitetit që mbulon mbi 300 km. Ajo është shtëpia e 1,100 llojeve të kafshëve, duke përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe dy specie bimore”, shkruan Di Caprio në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se më 13 qershor, kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në nënshkrimin e Memorandumit mes Ministrisë së Turizmit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, kritikoi avokatin e natyrës Leonardo Di Caprion se nuk po i mbështeste, por kujtohej vetëm për kritika.

‘Më kanë shënuar diçka për Leo Di Caprion, por nuk po e them, sepse u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por jo për ta mbështetur qeverinë. E ka shok të mirë ministrja e Turizmit, prandaj nuk po i bie më shumë. Mbase këto goditjet do t’i shkojnë në vesh, se mund ta kishim lavdëruar një orë dhe nuk do ta merrte vesh, mbase duke e sharë pak do t’ia kapi veshi. Se aty ku të lavdërojnë me miliona njerëz, se të lavdëron edhe një tjetër nuk bëhet lajm. Por kur miliona të lavdërojnë dhe të thonë që të ka sharë njëri, atëherë ka të ngjarë që të zgjohet edhe Nardi', ka thënë kryeministri Rama.

/rtsh.al/

 


MË SHUME NGA Shqipëri