Mehaj: Vazhdojmë me modernizimin e forcave tona
N. Mekolli /RTKlive.com
Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se Kosova ka shtuar edhe më shumë kontingjentin e operatorëve dhe mirëmbajtësve të automjeteve të blinduara dhe sistemeve të zjarrit indirekt.
“Në Izmir të Turqisë, ushtarakët tanë përfunduan me sukses trajnimin specialistik për operim dhe mirëmbajtje të automjeteve të blinduara Vuran dhe sistemit të armatimit të mortajës Alkar 120mm”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ky trajnim, shton ai, i paraprinë procesit të realizimit të projekteve për zgjerimin e kapaciteteve dhe aftësive kyçe të automjeteve të blinduara taktike si dhe sistemeve të armatimit për njësitë e këmbësorisë dhe artilerisë për t'iu përgjigjur nevojave taktike në manovrim dhe operacionet me zjarrin indirekt.
“Vazhdojmë me modernizimin e forcave tona me sistemet më bashkëkohore të industrisë së mbrojtjes”, ka thënë Mehaj.

























