Meta uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin
BKT
Shqipëri

Meta uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

ATSH

Presidenti i Republikës Ilir Meta uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Në një mesazh në rrjetet sociale Meta shkruan se, “tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”.

“Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë popullin shqiptar!
Me urimin e përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi në familjet Tuaja, të mos harrojmë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit”, u shpreh Meta, teksa shtoi se, adhurim dhe lutje të pranuara në këtë ditë.


MË SHUME NGA Shqipëri