Rama ndan foton në prag të Kurban Bajramit
BKT
Shqipëri

Rama ndan foton në prag të Kurban Bajramit

ATSH

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale me rastin e kësaj feste të rëndësishme në fenë islame, ku krah saj shkruan “prag Bajrami”.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojmë këtë festë islame.


MË SHUME NGA Shqipëri