Shqipëri, parashikimi i motit për sot
BKT
Shqipëri

Shqipëri, parashikimi i motit për sot

ATSH

Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se për ditën e sotme në Shqipëri moti do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme si pasojë e një situate pas frontale.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në relievet malore mot kryesisht i vranët si dhe intervale të shkurtra me diell.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale. Ndryshe, në relievet malore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në periudha jo afatgjata reshjet në këto zona në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtesi dhe behet e fortë dhe tepër intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-22m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri