Bale pritet ngrohtësisht në klubin e ri të SHBA-së
BKT
Sport

Bale pritet ngrohtësisht në klubin e ri të SHBA-së

Uran Krasniqi/RTKLive

Tifozët e klubit të MLS, Los Angelos FC i kanë rezervuar një pritje të veçantë futbollistit të njohur, Gareth Bale.

Uellsiani ka zbritur në stadium dhe është takuar me bashkëlojtarët e rinj, ndërsa është përshëndetur edhe me Giorgio Chiellinin, i cili gjithashtu i është bashkuar klubit amerikan.  

“Atmosferë e mrekullueshme, ishte diçka surreale. Më erdhi shumë mirë që stadiumi ishte i tejmbushur dhe të përshëndesja nga afër fansat. Gjithçka ishte mbresëlënëse, edhe dhomat e zhveshjes duken fantastike, ka një frymë shumë pozitive”, ka thënë Bale.