Shabani bëhet lojtar i Grasshoppers
BKT
Sport

Shabani bëhet lojtar i Grasshoppers

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Meritan Shabani është zyrtarizuar këtë të shtunë te Grasshoppers.

"Grasshopper Club Zurich ka nënshkruar me mesfushorin ofensiv Meritan Shabani. Lojtari vjen nga Wolverhampton Wanderers. Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin e Zurich, me opsion edhe dymbëdhjetë muaj të tjerë", ka njoftuar klubi.

Ishte folur shpeshherë për atë që Shabai t'i bashkohet Kombëtares së Kosovës, por deri më tash nuk ka ndodhur.