Parashikimi i motit sot në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Parashikimi i motit sot në Shqipëri

ATSH

Shërbimi Meteorologjik bëri të ditur se për ditën e sotme moti do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të lagështa si dhe vlera të larta të presionit atmosferik.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje të territorit vranësirat hera-herës deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë dhe intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-16m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri