290 qytetarë të infektuar dhe një humbje jete në Shqipëri
BKT
Shqipëri

290 qytetarë të infektuar dhe një humbje jete në Shqipëri

rtsh.al

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID në 24 orët e fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID një 78-vjeçar nga Lezha, teksa janë regjistruar edhe 290 raste të reja infeksioni.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. Janë 6,030 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Ndërkohë janë shëruar 448 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 278,440 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Korrik 2022)

Raste të reja ditore            290

Të shëruar në 24 orë        448

Të shtruar në spitale          34

Humbje jete në 24 orë         1

Testime ditore                  766

Testime totale               1,866,191

Raste pozitive                  287,984

Raste të shëruara              278,440

Raste Aktive                        6,030

Humbje jete                         3,514

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   3,630

Fier    427

Durrës   430

Vlorë   356

Shkodër  246

Berat   25

Elbasan  211

Gjirokastër  170

Lezhë 142

Korçë 94

Dibër 69

Kukës 30


MË SHUME NGA Shqipëri