19:37 / 10.07.2022
Kusari-Lila Petkoviqit: Na lajmëroni kur të jeni gati për njohje reciproke
Naser Mekolli /RTKlive.com
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ia ka kujtuar Petkoviqit se Kosova është e gatshme për marrëveshje me njohje reciproke, ashtu siç kanë thënë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Parlamenti Europian.
Në një postim në Twitter, Kusari-Lila i ka kujtuar kryenegociatorit serb për dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, atë që ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz në Beograd.
“Kur të jeni gati Petar Pekoviq për një marrëveshje të bazuar në njohje reciproke, siç ju tha Kancelari Olaf Scholz dhe kërkuar nga Parlamenti Europian na njoftoni, jemi gati!”, ka shkruar Kusari-Lila.
























