Pritje në pikat kufitare
RTKlive
Duke pasur parasysh rritjen e numrit të mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë për pushimet e verës, Qendra e Menaxhimit të Kufijve ka njoftuar se në dy pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë ka kolona dhe pritje.
Në Merdar ishte edhe ekipi i RTK-së për të parë nga afër situatën momentale në këtë pikë kufitare.
Gazetari i RTK-së, Fazli Veliu, thotë se pritjet e atdhetarëve tanë që ja kanë mësyrë pikës kufitare në Merdar, për hyrje në Republikën e Kosovës nga Serbia, janë vetëm 20 minuta. “Situata pothuajse ka qenë e njëjtë gjatë tërë ditës, pritjet kanë qenë jo më të gjata se 30 minuta. Kurse për ata që lëshojnë Kosovën, për dalje nëpërmes kësaj pike kufitare, kalimtarët nuk presin fare, tani në këto momente nuk vërehet as një automjet”, shtonë Velu.
Mësohet se më herët, pritjet për ta lëshuar Republikën e Kosovës, përmes pikës kufitare në Merdar kanë qenë deri në një orë e gjysmë.























