Apel për kujdes në ngasje
BKT
Lajme

Apel për kujdes në ngasje

Fatos Cervadiku /RTK

Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, numri i aksidenteve me fatalitet ka rënë, por shumë pak. Megjithatë, apelohet si nga policia por edhe nga njohësit e sigurisë vazhdojnë, që të kihet kujdes në ngasjen e automjeteve.

Edhe dy aksidente në trafik ndodhën këtë të diel. Njëri nga aksidentet që ndodhi gjatë kësaj dite është ai në Lluzhan të Podujevës, policia njoftoi se ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar. Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete, përderisa raportohet se tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona të lënduar.

Sipas policisë, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, kanë ndodhur gjithsej 9352 aksidente. Eksperti i komunikacionit, Nol Deda, po e sheh si shqetësuese këtë, derisa apeloi te vozitësit që të kenë kujdes në komunikacion.

 “Unë e shoh shqetësuese se kjo 6 mujor-eshi edhe gjashtë muaj kjo të tregon se gati 19.000 aksidente përafërsisht që mund të ndodhin duke marrë parasysh sa ne jemi duke u fut tash në tre mujoreshin e rrezikshëm për sigurinë rrugore, ku numri i aksidenteve rritet në mënyrë drastike. Drejtuesit e automjeteve zakonisht duhet të ja përshtatin shpejtësinë e lëvizjes kushteve të qarkullimit, në veçanti kushteve të rrugës. pastaj t;i respektojnë të gjitha shenjat e  komunikacionit edhe të ju shmangën prëve kulmore”, thotë Nol Deda, ekspert i komunikacionit

Deda thotë se këtë vit sheh numër më të reduktuar të qarkullimit të automjeteve, derisa përmendi faktorët që po shkaktojnë aksidente.

“Është një fat i mirë që dukët që kemi hy në sezonin e gjashtë mujorit, por edhe numri i automjeteve nuk është sikur i viteve të kaluara, është një numër jashtëzakonisht më i vogël, kështu që po shpresoj që edhe gjendja e sigurisë do të jetë më e sigurt. Është faktori njeri që përafërsisht vepron ose shkakton aksidente, pastaj faktori rrugë, është faktori automjet 3 deri në 5 %, pastaj edhe faktori incident dhe komunikacioni rrugor”, thotë ai.

Sipas raportit policor të 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndodhur 26 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme material, derisa policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë në rrugë, të mos përdorin telefonat celularë dhe të mos drejtojnë automjetin kur janë të lodhur ose nën ndikim të alkoolit.


MË SHUME NGA Lajme