11:03 / 11.07.2022
Çmimet e derivateve mbeten të pandryshuara të hënën
RTKlive
Çmimi i derivateve të naftës dhe benzinës do të vazhdojë të jetë i njëjtë të hënën, sikurse të dielën.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivative për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit, çmimi i naftës është 1.75, i benzinës 1.69 dhe gasit 0.78.
Qeveria e Kosovës, më 22 qershor miratoi udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme si dhe masave tjera mbrojtëse.
Vendimi ishte miratuar pasi çmimet e naftës ishin rritur në mbi 1.91 cent për litër naftë në Kosovë.
Naftëtarët patën deklaruar se po rrezikonin që të falimentonin nëse aplikohet një marzhë e ngjashme për fitim, siç kishte vendosur për periudhën 3 mars-31 maj.























