Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çekë
BKT
Shqipëri

Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çekë

rtsh.al

Tre turistët çekë të cilët mbetën të bllokuar në bjeshkët e thepisura janë shpëtuar pas operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135.

Ministrja e Shëndetësisë ka publikuar pamje nga aksioni i shpëtimit.

 “Një tjetër mision shpëtimi në bjeshkët e thepisura shqiptare të turistëve çek, falë sakrificës dhe punës së palodhur të ekipit të Qendra Kombëtar Urgjencën Mjekësore stafeve tona në terren të qendrës shëndetësore Lekbibaj dhe bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes" shkruan Manastirliu krahas videos.

Tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.


MË SHUME NGA Shqipëri