Kampion me Partizanin, firmos për Egnatian: rikthehet Atanda
BKT
Sport

Kampion me Partizanin, firmos për Egnatian: rikthehet Atanda

Egnatia nuk ndalet në merkato. Së fundmi klubi rrogozhinas ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Sodiq Atanda. Një emër i njohur për kampionatin shqiptar, i cili u shpall kampion me skuadrën e Partizanit në sezonin 2018/2019. Menjëherë pas firmës në kontratë, 28-vjecari është bashkuar me grupin për të vazhduar fazën përgatitore në Maqedoninë e Veriut.

Pasi u shpall kampion me të kuqtë, Atanda u largua nga Superiorja duke provuar fatin me skuadra si H.Kfar Saba, FC Prishtina dhe së fundmi me Dhofar Club. Tani është një rikthim i tij dhe pikërisht me skuadrën e Egnatias, që mbasi mbijetoi në sezonin e kaluar në Superiore, kërkon të marrë masa për ta bërë gjith çka më të thjeshtë në sezonin e ri duke realizuar një merkato me emra me peshë.

Njoftimi i klubit:

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me qendërmbrojtësin Nigerian Sodiq Atanda.

I cili e njeh mjaft mirë kampionatin Shqiptar ku ka luajtur me disa skuadra.

Atanda është bashkuar menjëherë me grupin duke u nisur drejt Maqedonisë për të zhvilluar fazën përgatitore./RTSH/

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë