Çeku: `Burgu i Idealit` hap dyert dhe ato nuk do të mbyllen më
BKT
Lajme

Çeku: `Burgu i Idealit` hap dyert dhe ato nuk do të mbyllen më

N.Mekolli /RTKlive

Në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, u mbajt ceremonia e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës, në kuadër të së cilës do të hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit”.

Në këtë ceremoni, kanë marrë pjesë edhe ministri i kulturës, Hajrullah Çeku si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës në hapjen e “Muzeut Burgu të Prishtinës - Burgu i Idealit”, tha se kjo qendër paraburgimi po shndërrohet në një qendër muze dhe se nga sot është aset i kulturës, tonë,

“Burgu i Idealit hap dyert dhe nuk do të mbyllen më'. Dyert e burgut sot do të jenë të hapura për të gjithë këtu, ku përpara hyhej pa e ditur se a do të mund të dilej gjallë jashtë. Sot u përkulemi atyre që vuajtën në këtë burg, që sakrifikuan për liri, përjetuan tortura gjenocidaldhe ju shprehim mirënjohjen tonë për kontributin e rezistencën e tyre”, tha ministri Çeku

Me hapjen e këtij muze, tha ministri, duhet tu tregojmë edhe ndërkombëtarëve se në këto burgje u flijuan shumë veta.

“Këtë histori duhet t’ua tregojmë fëmijëve të gjithë qytetarëve që sakrifica e rezistenca e ish të burgosurve politik të mos harrohet kurrë. Këtë duhet t’ia themi gjithë botës”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se në këtë muze do të ketë materiale të llojllojshme, janë rrëfimet dhe përjetimet e të burgosurve si dhe do të jenë emrat e të gjithë burgosurve.

Çeku e me këtë rast tha se u është mirënjohës të gjithë atyre që ndihmuan në shndërrimin e këtij burgu në Muze. Ministri me këtë rast falënderoj posaçërisht edhe Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës.

Në emër të Shoqatës së të Burgosurve, Hydajet Hyseni, tha se ky muze mund t’i shërbejë Prishtinës si një objekt reflektues e përkujtues. Ai foli për ashpërsinë e burgut dhe uroi që të mos ketë më të burgosur politikë.

“Urojmë që kurrë të mos kemi të burgosur politikë. Urojmë që bashkërisht të mos kemi luftëtarë lirie që përballen me padrejtësi”, tha ndër të tjera Hyseni.

Në këtë muze janë paraqitur rrëfimet dhe përjetimet e të burgosurve shqiptarë të arrestuar nga regjimi i kohës, kryesisht gjatë viteve të '80-ta dhe të '90-ta të shekullit 20.

Muzeu do të jetë i hapur çdo ditë prej orës 10:00 deri 19:00, përveç ditës së hënë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Prishtinës po i shtohet edhe një muze i ri

Kryeqytetit dhe Kosovës po i shtohet edhe një muze i ri, Muzeu i Burgut të Prishtinës - Burgu i Idealit.

Arlinda Sejda/RTK

Në këtë muze janë paraqitur rrëfimet dhe përjetimet e të burgosurve shqiptarë të arrestuar nga regjimi i kohës, kryesisht gjatë viteve të '80-ta dhe të '90-ta të shek. 20. Të burgosurit shqiptarë që qenë vendosur në këtë qendër paraburgimi, janë keqtrajtuar dhe rrahur nën kushte të tmerrshme. Gjithashtu, në hapësirat e muzeut do të paraqiten emrat e të burgosurve që kanë qenë të ndaluar në këtë qendër.

Përmes dokumentimit dhe prezantimit të këtillë të kaluarës dhe historisë, të cilën kemi kaluar ne si popull, është mënyra më e mirë që edhe të kujtohet e kaluara, por edhe t’i tregohet botës se çfarë ka përjetuar populli i Kosovës për të ardhur deri tek liria.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Sot hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës -  Burgu i Idealit

Shqipe Gashi/RTKlive

Sot ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës do të shndërrohet në muze. Duke filluar nga ora 17:00 hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit”, nën organizimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Kjo ndërtesë e ish-Burgut të Prishtinës, e cila mban brenda vetes histori të shumta të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë për liri, është shndërruar në muze, i cili paraqet narrativën dhe rezistencën popullore të të burgosurve politikë në të gjitha burgjet e Kosovës.

Hapja e Muzeut të Burgut të Prishtinës fillon me ekspozitën e përkohshme ”Burgu i Idealit” që mbahet sot më 12 korrik 2022.

Të nesërmen, më 13 korrik, do të mbahet promovimi i librit “Hije të Shtrembëruara”, libër kujtimi ky me rrëfimet e ish të burgosurve politikë në burgun Goli Otokut. Ky aktivitet do të hapet me fjalë rasti nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  Hajrulla Çeku, për t’u pasuar pastaj me debatin: “E kaluara para së kaluarës” me panelistë: Shkëlzen Gashi, Mrika Limani Myrtaj dhe Aurela Kadriu, me moderator Eraldin Fazliu.

Nga data 12 korrik, Muzeu do të jetë i hapur për vizitorë në orarin: e martë – e diel, nga ora 10:00 deri në 19:00.

 


MË SHUME NGA Lajme