EULEX nis sot ndihmat për qytetarët e Ukrainës
Donika Sherifi/RTK
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë do të bëjë nisjen e konvojit për Ukrainë. Këto automjete janë të ngarkuara me gjëra ushqimore, por edhe rroba, produkte për higjienën personale dhe materiale mjekësore.
Dhjetë automjetet e mbushura me këto gjëra, të cilat do të nisen sot, do t’u shërbehen qytetarëve të Ukrainës.
Nisja do të bëhet nga selia e EULEX-it.
Lars Gunnar Wigmark - shef i misionit të EULEX, ka thënë se prania juaj treguesi më i mirë i mbrojtjes heroike të Ukrainës.
“Jemi mbledhur të delegojmë 10 automjete dhe dy automjete për të burgosurit që i shihni që do t'i dorëzohen policisë shtetërore dhe kufitare të Ukrainës’, ka thënë Wigmark.
Ai tha se secili automjet është i mbushur me ndihma të mbledhura nga stafi i EULEX-it, si gjëra ushqimore, joushqimore, thasë për fjetje, gjëra higjienike e të tjera. Po ashtu stafi ka mbledhur edhe të holla.
Sipas tij, ky donacion është vetëm një pjesë e ndihmës për vëllezërit tanë në Ukrainë nga stafi i EULEX-it.
“Ne shpresojmë që kjo përkrahje, bashkë me atë të BE-së do t'i ndihmojë popullit ukrainas që shumë prej tyre u detyruan të largohen nga vendi i tyre e besoj që populli i Kosovës e di ketë ndjenjë, sepse e ka përjetuar. Përmes këtyre veprimeve Kosova po tregon ku e ka vendin”, ka shtuar Shefi i misionit të EULEX-it.

Kurse Donika Gërvalla zëvendëskryeministre njëherësh ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës, tha se vetëm dua të falënderoj EULEX-in në emër të Kosovës për këtë iniciativë kreative dhe shumë të dobishme.
“Kosova, nga dita e parë e luftës së pajustifikueshme ka qëndruar në anën e Ukrainës”, ka thënë Gërvalla.
Ajo tha se rezoluta që e ka miratuar Kosova, qëndrimi i gazetarëve ukrainas këtu, sanksionet ndaj Rusisë, kanë një arsye të vetme, ne duam të tregojmë se ne e dimë shumë mirë se nëpër çka kemi kaluar.
“Ne e dimë se ju po luftoni për krejt neve evropianët dhe më lejoni t'ju bëj me dije se cilët janë hapat që mund të marrë Kosova për t’i ndihmuar", ka shtuar ajo.
E përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, tha se lufta në Ukrainë ka qenë sfida më e madhe për Evropën.
“Unë jam krenar që BE ka reaguar në mënyrë të fuqishme, duke u bashkuar në mbështetje të Ukrainës”, tha ai.
Sipas Szunyog, BE ka ndarë më shumë se 4 miliardë euro për Ukrainën dhe 1.5 miliard për mbrojtje.
“Shpresoj që së shpejti të vijmë në Ukrainë dhe jam krenar që BE u pajtua me këtë grup sanksionesh. Ne jemi duke ofruar ndihmë edhe për Misionin Këshillues në Ukrainë”, tha ai.
Szunyog shtoi se kjo s’do të thotë se fokusi ynë po hiqet nga Kosova, pasi e dimë që Kosova është në krye të listës për Bashkimin Evropian. “Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar”, shtoi Szunyog.
Ndërsa Përfaqësuesi Kombëtar i Lartë i Kontigjentit të Ukrainës në KFOR, Ivan Nastenko, tha se emocionet e tij janë të përziera sepse ndihet i turpëruar ndërsa shokët e tij po sakrifikojnë jetën për Kosovën.
“Jam i nderuar që shërbej këtu me kolegët që dërgojnë sinjale se Ukraina nuk është vetëm në ketë”, tha Nasetnko.
























