Ministri Krasniqi në Han të Elezit, ofron mbështetjen e qeverisë
Muharrem Miftari/RTKlive
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar komunën e Hanit të Elezit për të ofruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me dyshimet për helmimin e ujit në këtë komunë.
Ministri Krasniqi ka theksuar gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar dhe ofruar ndihmë për komunën e Hanit të Elezit për të siguruar ujin e pijës për qytetarët e kësaj komune.
Gjithashtu, ministri Krasniqi ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë, ka bërë furnizimin me barna nga lista esenciale në QKMF, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, gjithashtu është kryer furnizimi i ujit të pishëm nga MBP-AME.
Ministri Kasniqi vizitoi fshatin Gorancë, në të cilin, po ashtu, nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar 1 mjek dhe 2 infermiere me orar të punës nga 8:00 deri në 23:00 në shërbim të qytetarëve.

























