Armando Broja, objektivi kryesor i skuadrës së njohur angleze
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi shqiptar i Chelseas, Armando Broja raportohet së është objektivi kryesor i West Hamit.
Sulmuesi kuqezi pas performancës së shkëlqyer në sezonin e fundit tek Southamptoni në formë huazimi nga Chelsea, tashmë është një nga lojtarët më të kërkuar gjatë tregut të kësaj verë.
Mediet britanike raportojnë së Broja është synimi kryesor i West Hamit. Krerët e kësaj skuadre do të rinisin shumë shpejtë negociatat me ‘Blutë’ e Londrës për transferimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar.
Broja në sezonin e kaluar me Southampton mbylli huazimin me nëntë gola në 38 paraqitje.
Ai u kthye në “Stamford Bridge” duke shpresuar për të gjetur një vend në ekipin e parë, por kjo duket e pamundur pavarësisht largimit të Romelu Lukakut.
West Ham thuhet se është opsioni më i mundshëm për reprezentuesin e Shqipërisë.























